Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, do të kryesojë një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara marrin presidencën e rradhës të organit më të lartë të OKB-së.
Kështu ka deklaruar Shtëpia e Bardhë, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që një Zonjë e Parë e SHBA-së në detyrë kryeson organin me 15 anëtarë.
Presidenti Donald Trump ka qenë një kritik i ashpër i Kombeve të Bashkuara që nga mandati i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë, duke e akuzuar organin botëror me 198 anëtarë se është joefektiv dhe se ka nevojë për reforma.
Trump mbajti një ton më të qetë javën e kaluar në takimin e parë të “Bordit të Paqes”, një iniciativë që ai tha se synon të zgjidhë konfliktet në mbarë botën, por që shumë udhëheqës botërorë nuk e kanë përqafuar për shkak të shqetësimeve se është projektuar për të zëvendësuar Kombet e Bashkuara./mxh
