Last Updated on 18/09/2026 by EL
Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje një sipërfaqe toke në zonën e Katund Sukthit, në Durrës.
Sipas raportimeve, pas marrjes së njoftimit, në terren janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët.
Falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht po punohet për shuarjen përfundimtare të vatrave dhe për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.
