Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjeçar slloven pasi një ditë më parë përplasi me makinë për vdekje një 68-vjeçare. Aksidenti u shënua në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ku Prenda Lula nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ndaj 36-vjeçarit rëndojnë akuza ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin slloven K. J., 36 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njoftoi sot policia.
