Last Updated on 22/02/2026 by Monika
Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka nisur procedimi penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe deputetit Flamur Noka dhe deputetit Xhelal Mziu.
Procedimi vjen pas një kallëzimi të shtetasve K.M dhe T.T.
Sipas kallëzuesve gjatë tubimit të zhvilluar nga PD, janë shtyrë dhe goditur prej tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, njofton policia./mxh
