Jasmin Kadriu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka trazuar sërish rrjetin me rrëfime të forta mbi prapaskenat e reality show-t. Gjatë një interviste ajo vendosi të flasë hapur për përvojën e saj dhe marrëdhënien e tensionuar me produksionin.
Pa hyrë në emra konkretë, Jasmina hodhi dyshime për trajtime preferenciale brenda formatit, deklarata që duket se nuk janë pritur mirë nga producentja Olsa Muhameti. Sipas saj, pas këtyre komenteve ka marrë një mesazh privat me përmbajtje fyese, ku i është drejtuar me fjalët: “Sa e pështirë”, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje.
Ish-banorja reagoi publikisht, duke theksuar se nuk ka folur për të tërhequr vëmendje apo për të përfituar nga situata.
“Nëse do ta kërkoja vëmendjen, do e kisha bërë shumë vite më parë. Nuk kam etiketuar askënd dhe nuk kam zbuluar asgjë konkrete me qëllim,” u shpreh ajo.
Ndër momentet më të rënda që Jasmina ndau ishte ajo që lidhet me Dhomën e Rrëfimit, ku pretendon se është përballur me komunikim denigrues nga ana e produksionit. Sipas saj, një prej shprehjeve që i është drejtuar ka qenë:
“Mendon se na plas tr*pi për ty?”
Ajo theksoi se mungesa e respektit nuk ka qenë episodike, por një sjellje e vazhdueshme gjatë gjithë qëndrimit të saj në BBVK, duke lënë të kuptohet se shumë gjëra ende nuk janë thënë publikisht./mxh
