Last Updated on 31/10/2026 by EL
Protesta e studentëve në Tiranë është shoqëruar me momente tensioni.
Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë, pas djegies së koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit kanë nisur edhe sulmet me molotovë te Ministria e Arsimit, ku disa prej tyre kanë përfunduar poshtë autobotit të ujë duke shkaktuar shpërthim e flakë.
Në përgjigje, Policia ka përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën./et
