Një hulumtim i publikuar nga National Institutes of Health ka treguar se njerëzit që konsumojnë ujë mjaftueshëm gjatë ditës kanë shenja më të ulëta të plakjes biologjike. Studimi përfshiu mbi 11 mijë persona për një periudhë 25-vjeçare dhe zbuloi se hidratimi optimal ndihmon zemrën, lëkurën dhe sistemin imunitar.
Mjekët theksojnë se hidratimi nuk ka lidhje vetëm me kozmetikën, por edhe me uljen e rrezikut për sëmundje kronike, prandaj konsumimi i 6–8 gotave ujë në ditë mbetet rekomandim thelbësor./KM
