Rreth 4 ditë më parë në afërsi të burgut të Drenovës është konstatuar një kamerë.
Burime bëjnë me dije se kamera është vendosur në një nga plepat që ndodhet në rrugën e burgut të sigurisë së lartë. Nga informacionet e marra nga komisariati i Korçës, u bë i mundur konstatimi i kamerës dhe zbardhja e rrethanave ku përfshihen dy vëllezërit N. A. dhe E. A.
Pas këqyrjes së pamjeve filmike, janë identifikuar vëllezërit që e kanë vendosur kamerën për të parë lëvizjet në këtë institucion. Më konkretisht, dyshohet se dy vëllezërit e kanë vendosur për të monitoruar B. S. dhe për ta sulmuar në momentin që do të shkonte të takonte vëllain e tij S. S., i cili vuan dënimin për plagosjen me thikë në berberhane të N. A. Kjo për shkak të qëllimeve që ky i fundit ka pasur për t’u hakmarrë ndaj B. S.
N. A. u arrestua disa minuta pasi qëlloi disa herë me armë B. S. në Pogradec, ndërsa në pranga ra D. P. dhe u shpallën në kërkim E. A. dhe M. B.
Policia vijon hetimet mbi ngjarjen e rëndë të regjistruar dy ditë më parë në qytetin liqenor, ndërsa është në kërkim të M. B., i njohur si Koro dhe vëllait të autorit, E. A./kb
