Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, ka deklaruar se politikanët evropianë duhet të mbështesin pa kushte përpjekjet amerikane për paqe dhe planin 28-pikësh të propozuar nga Uashingtoni.
Sipas tij, ky plan është “mundësia më e mirë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa situata në terren po përkeqësohet çdo ditë.
Szijjártó akuzoi drejtuesit e BE-së se nuk janë të interesuar për arritjen e paqes dhe se po pengojnë vazhdimisht pranimin e këtij plani. Ai theksoi se zgjatja e konfliktit po dëmton sigurinë e Evropës, ekonominë, situatën humanitare dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Ministri hungarez nënvizoi se si Ukraina, ashtu edhe Evropa kanë humbur shumë nga vazhdimi i luftës, duke bërë thirrje që t’i jepet fund sa më shpejt konfliktit./mxh
