Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan drejt Brukselit, ku me traktorë bllokuan rrugët kryesore dhe i vunë flakën disa kontenierëve, në shenjë proteste ndaj politikave bujqësore të Bashkimit Europian.
Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë kur liderët e Bashkimit Europian u mblodhën pwr një samit, ku në fokus ishin politikat tregtare dhe bujqësore.
Fermerët pretendojnë se sektori bujqësor ndodhet prej vitesh në krizë dhe akuzzojnë Bashkimin evropian se po dëmton jetesën e tyre përmes marrëveshjeve tregtare.
Situata u tensionua pranë ndërtesës së Këshillit Europian, ku protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën fishekzjarre, ndërsa forcat e policisë ndërhynë duke përdorur topa uji për të shpërndarë turmën.
Kjo protestë rrit presionin mbi drejtuesit e Bashkimit Europian, ndërsa fermerët paralajmërojnë se këto politika mund të rrisin konkurrencën dhe të ulin çmimet e produkteve bujqësore në tregun europian./mxh
