Aktorja fituese e Oscar-it, Lupita Nyong’o, ka zbuluar për herë të parë betejën e saj dhjetëvjeçare me fibromat e dhimbshme të mitrës, duke treguar se ka pasur “më shumë se 50” tumore jo-kanceroze dhe se për vite me radhë është ndier e turpëruar dhe e vetmuar.
Fibromat janë tumore jo-kanceroze që rriten në mitër dhe mund të shkaktojnë menstruacione të rënda e të dhimbshme, dhimbje në bark dhe në pjesën e poshtme të shpinës.
Për të zgjeruar mundësitë e trajtimit pa operacione të shpeshta, aktorja ka bashkëpunuar me “Foundation for Women’s Health”, duke lansuar një grant kërkimor për zhvillimin e trajtimeve minimale dhe jo-invazive. Ajo gjithashtu ka nisur fushatën sociale #MakeFibroidsCount, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar njerëzit të ndajnë historitë e tyre.
Nyong’o thekson rëndësinë e transparencës dhe mbështetjes komunitare për gratë që përballen me fibroidet: “Të flasësh hapur të ndihmon të lidhesh me të tjerat dhe të marrësh fuqinë për të kërkuar trajtime më të mira.”/mxh
