Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman i premtoi sot presidentit të SHBA-së, Donald Trump se do të investonte një trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara.
“Ne besojmë në të ardhmen e Amerikës. Unë besoj, zoti president, se sot dhe nesër, mund të njoftojmë se do ta rrisim këtë investim prej 600 miliardë dollarësh në gati një trilion dollarë”, tha ai në Zyrën Ovale, një gjest i mirëpritur nga presidenti i SHBA-së.
“Mund të mbështetemi te 600 miliardë dollarët që Riadi do të investojë në Shtetet e Bashkuara”, tha nga ana e tij presidenti Trump.
”Por shifra mund të rritet edhe më tej”, theksoi ai.
