Last Updated on 06/06/2026 by EL
Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, nuk ka munguar as prania e fëmijëve.
Ditën e sotme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është krijuar një kënd i veçantë për më të vegjlit, ku prindërit që i kanë marrë me vete në protestë kanë organizuar një hapësirë për pikturë dhe argëtim.
Siç shihet edhe në videon e publikuar, fëmijët me bojëra në duar shprehin talentin dhe imagjinatën e tyre duke vizatuar mbi fletë të shumta të vendosura në asfalt. Punimet e tyre shumëngjyrëshe i kanë dhënë një atmosferë të veçantë zonës ku zhvillohet protesta.
Ndërkohë, të vegjlit monitorohen nga prindërit, të cilët i janë bashkuar tubimit që po vijon tashmë në ditën e shtatë të tij./et
