Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar anulimin e disa fluturimeve drejt Italisë për shkak të problemeve që ka shfaqur sistemi i kontrollit të trafikut ajror në vendin fqinj.
Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.
Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar./ad
