Last Updated on 04/11/2026 by EL
KE thotë në progresraportin për Shqipërinë se “parlamenti kreu emërime në institucionet e pavarura, por politizimi i këtyre emërimeve mbetet një problem serioz.
Avokati i Popullit (Endri Shabani) u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer një traditë të konsoliduar të konsensusit ndërpartiak. E njëjta procedurë u ndoq edhe për emërimin e Komisionerit të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.”/ET
