Nisma Veprimi Qytetar për Demokraci Funksionale ka depozituar sot në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve kërkesën që do t’i lejojë të veprojë ndaj projektligjit “Për ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume, ndër anëtarët e Komitetit Përfaqësues, bën me dije se ky projektligj vjen si rezultat i një procesi të gjatë reflektimi dhe diskutimi mbi ndryshimet e mundshme ligjore në këtë fushë.
Kume rendit arsyet e forta për të cilat qytetarët duhet të hedhin firmat mbështetëse, duke veçuar kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në vend.
Projektligji për ndryshime në Kodin Zgjedhor/ Nisma Veprimi Qytetar i
“Sot dorezuam ne KQZ kerkesen per t`u pajisur me Flete tip per grumbullimin e firmave mbeshtetese nga jo me pak se 20.000 zgjedhes per projekti ligjin ‘Per ndryshime dhe shtesa ne Kodin zgjedhor te R.Shqiperise.
Projekt ligji është rezultat i një procesi te gjate dhe intensiv refletimi dhe diskutimi mbi prurjet, mendimet dhe propozimet e shoqerise civile per rregullimet qe duhet te behen ne legjislacionin zgjedhor, me objektiv krijimin e kushte legale mbeshtetëse dhe efektive per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne vendin tone. Projektligj propozon një paketë shtesash dhe ndryshimesh ne Kodin zgjedhor nepermjet te cilave synohet të rritet cilesia ne përfaqësimin demokratik, te forcohet transparenca në procesin zgjedhor, te zgjerohen mundësite për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, te garantohet akses i barabartë në ushtrimin e së drejtës së votës dhe te mundesohet nje gare zgjedhore e barabarte, e lire dhe e ndershme.
Shtesat dhe ndryshimet kryesore të propozuara trajtojne çështje qe lidhen me:
1. Ndarja e Shqiperise ne kater rajone zgjedhor dhe votimin me lista 100 perqind te hapura. Llogaritja e mandateve qe fitojne subjektet zgjedhore duke perdorur formulen SantEgue-pjestimi i njepasnjeshem i votave te fituar nga subjekti me numra tek, Keto ndryshime krijojne mundesi reale per perfaqesimin propocional te subjekteve politike dhe te vullentit te zgjedhesve ne Kuvendin e Shqiperise. Votimin me lista 100 perqind te hapura per keshillat bashkiak.
2. E drejta e qytetareve per te marr pjese ne zgjedhje jo vetem me nje kandidate te pavaruar por me liste me më shume se nje kandidat, “Lista qytetaree kandidateve”, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të konkurrojnë edhe jashtë strukturave partiake.
3. Depolitizimi/departizimi i administratës zgjedhore, KZAZ, KQV dhe GN. Krijimi saj me qytetare qe shprehin deshiren per te kryer detyren e adminitratorit zgjedhor, qe trajnohen dhe çertifikohen nga KQZ, me perparesi qytetaret qe ushtrojne profesione te licensuara, jurist, noter, avokate etj..
4. Numeri i votave dhe nxjerrja e rezultatit per subjektet zgjedhore ne Qendren e Votimit
5. Mundësi per votimin në Kutinë e levizëshme për personat me aftësi të kufizuara, te semure me pamundesi levizje dhe të moshuarit.
6. Rritje e kushteve shtrenguese per parandalimin e perdorimit te burimeve te publike, administrates e mjeteve publike dhe per ndalimin e presionit ndaj zgjedheseve, shitblerjen e votes dhe votimin familjar.
7. Rregullim te kerkesave, kushteve dhe hapsirave per zhvillimin e fushtates zgjedhore. Rritja e aksesit të subjekteve zgjedhore dhe per kandidatë e pavarur në media dhe në financimin publik. Mbeshtetje me financim publik dhe per akses ne mediat, per fushaten zgjedhore te kandidateve te gjinise me pak te perfaqesuar.
8. Forcimi i kapaciteteve te KQZ per monitorimin, kontrollin dhe transparencën ne financimin politik nëpërmjet krijimit, pranë KQZ-së, të një strukture të posaçme dhe të pavarur për monitorimin dhe auditimin e financimit të partive politike dhe subjekteve zgjedhore.
9. Lehtesim dhe mundesi per digjitalizim te procesit të mbledhjes dhe verifikimit të firmave mbështetëse për subjektet e reja zgjedhore dhe nismen qytetare per kandidim me “Liste qytetare te kandidateve”, përmes një platforme elektronike të integruar me identitetin digjital (e-Albania).
10. Forcim i penaliteteve ndaj shkelesve te ligjit zgjedhor”,-shkruan Kume./Mxh
