Prokurorët në Francë kanë kërkuar në Gjykatën e Apelit që ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy të dënohet me 7 vite burg për çështjen “Gadafi”. Sarkozy kërkon pafajësi dhe zhbërjen e dënimit të tij me burg, ndërsa vendimi nga Apeli do të jepet në nëntor.
71-vjeçari u dënua shtatorin e kaluar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Paris, për bashkëpunim kriminal me ish-diktatorin libian gjatë fushatës presidenciale të vitit 2007.
Megjithatë, ish-presidenti bëri vetëm 20 ditë burg dhe u bë i pari kryetar shteti i Francës që vuan dënimin me burg./mxh
