Arrestohen pesë shtetase të huaja që ushtronin këtë veprimtari në tre apartamente në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”.
Si rezultat i punës operative dhe monitorimit në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit që ushtrohet nga shtetase të huaja, në banesa të marra me qira ditore, në kryeqytet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Last meeting”.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetaset që ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente, V. P., 40-vjeçe, P. K., 42-vjeçe dhe P. M., 33-vjeçe, të trija vietnameze, si dhe L. Y., 42-vjeçe dhe X. H., 42-vjeçe, të dyja kineze.
Më tej, u shpall në kërkim shtetasi vietnamez, T. T., 35-vjeç, pasi dyshohet se ka siguruar kundrejt përfitimeve, kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie nga 3 shtetaset vietnameze të arrestuara. Punohet intensivisht për kapjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./k.m
