Last Updated on 07/04/2026 by Anisa
Fermerët po protestojnë ditën e sotme, pas heqjes së naftës nga lista e masave të mbështetjes në skemën kombëtare.
Me pankarta në duar ata kërkojnë shtim të subvencioneve përpara Ministrisë së Bujqësisë.
Blegtorët kërkojnë barazim të TVSH-së, formalizim tregu, mbështetje të prodhimit vendas dhe naftë pa taksa.
Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ai i Bujqësisë, Andis Salla, do të presin në zyrë 10 fermerë për të diskutuar nga afër kërkesat dhe shqetësimin e tyre.
Në këtë takim që mbahet në ministrinë e Bujqësisë do të marrin pjesë fermerë nga Shkodra, Fieri, Lushnja, Korça dhe Gjirokastra.
