Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar sërish pas debatit të shkaktuar nga statusi i tij lidhur me protestën kundër projektit turistik në Zvërnec.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi është përpjekur të sqarojë qëndrimin e tij dhe mesazhin që kishte dashur të përcillte me reagimin e mëparshëm.
Në postimin e tij, ai shkruan:
“Disa gazeta kanë abuzuar me një koment timin. Ja çfarë kam thënë: PROTESTA ËSHTË E BUKUR, POR MOS U DREJTONI NGA URREJTJA, KA SHUMË ARSYE PËR TË SHFRYRË.”/kb
