Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Policia shpërndau protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas edhe nga sheshi “Skënderbej”. Protestuesit janë larguar në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”, duke vijuar më tej drejt Unazës së Madhe të Tiranës, nga ish-Stacioni i Trenit në drejtim të Zogut të Zi.
Gjatë rrugës, disa prej protestuesve u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave dhe i kanë zhvendosur ata në rrugë.
Ndërkohë, forcat e policisë u janë vënë pas protestuesve./mxh
