Last Updated on 15/10/2026 by Anisa
Auron Tare falënderon zjarrfikësit për ndërhyrjen, ngre dyshime për zjarrin në një godinë Monument Kulture
Auron Tare ka falënderuar zjarrfikësit për ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit në një godinë të shpallur Monument Kulture, duke ngritur shqetësimin se ngjarja mund të shfrytëzohet për të hapur rrugën për ndërtimin e një pallati.
Në reagimin e tij, Tare thekson rëndësinë historike të kësaj godine, e cila, sipas tij, është lënë e braktisur. Ai shpreh dyshimin se dikush mund të jetë duke përfituar nga situata për ta djegur ndërtesën, me qëllim ndërtimin e një pallati në vendin e saj.
“Një falenderim për Zjarrfikset qe nderhyne per te fikur zjarrrin ne kete Godine Monument Kulture. Me shume mundesi dikush po shfrytezon momentin per ta djegur pasi godina eshte e braktisur dhe duan te ndertojne nje Pallat. Kjo eshte nje godine Monument Kulture. Ketu ne Janar te 1917 eshte pritur nga Paria e Tiranes Arqiduka Maximilian i cili inspektonte Frontin e Luftes.”
Tare sjell në vëmendje edhe rëndësinë historike të ndërtesës, duke kujtuar se në janar të vitit 1917, aty u prit nga paria e Tiranës arkiduka Maximilian, i cili, sipas tij, po inspektonte frontin e luftës./ad
