Last Updated on 25/11/2025 by EL
Hoxha tha se e refuzoi procedurën, duke theksuar se nuk kishte asnjë problem penal në shtetin grek.
“Oficeri më kërkoi të lija gjurmët e gishtave dhe retinën e syrit. I thashë që nuk jam kriminel dhe nuk kam asnjë çështje penale në Greqi që të më merren gjurmët”, tregoi ai.
“Kur po kaloja kufirin, më ndaluan në vijën e parë. Pasi kontrolluan pasaportën time në sistem, më thanë se kishte një problem. Më folën shqip, ndërsa unë iu drejtova greqisht në fillim. Nuk ma kthyen pasaportën dhe më dërguan në vijën e dytë, në zonën ku ndodhet stacioni policor. Oficeri më kërkoi të lija gjurmët e gishtave dhe retinën e syrit. I thashë që nuk jam kriminel dhe nuk kam asnjë çështje penale në Greqi që të më merren gjurmët. Ai më tha se ishte procedurë e detyrueshme nëse doja të merrja pasaportën time. Më tha pse ke patur këtë qëndrim ndaj Greqisë. U shtanga. I thashë se nuk di të kem fobi ndaj Greqisë. Madje kam qenë aktiv gjatë fushatës së vitit të kaluar për zgjedhjet e Parlamentit Europian.
Kur Beleri u bë pjesë e politikës së brendshme greke dhe shpalli kandidaturën, mediat opozitare greke kishin materialet e tyre ndaj tij, madje më furnizuan edhe mua. Mesa duket ky ekspozim i së kaluarës së tij krijoi probleme, duke treguar edhe rolin e drejtësisë greke që ka ndihmuar kriminelë t’i shpëtojnë ekstradimit në Shqipëri.
Unë kam pasur procese gjyqësore me Belerin, njerëz të tij të afërt kanë kërkuar të bisedomë, më kanë ofruar edhe favore, unë nuk kam pasur gjë personale, kam raportuar ngjarje konkrete duke filluar me masakrën e Peshkëpisë që në prill të 1994 dhe në vijimësi. Ngjarjet e viteve 2003 kur u dënua për dhunim të simboleve tona kombëtare, rikthimi dhe kandidimi i tij në Himarë. Pastaj u rishfaq sërish. Unë nuk kam prishur interesat e Greqisë, kam mbrojtur interesat e Shqipërisë”, tha ai./e.t
