Last Updated on 13/06/2025 by adminfjala
“Rusia dënon veprimet e Izraelit, të cilat përbëjnë shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ne kemi mbështetur plotësisht përpjekjet për të zgjidhur në mënyrë paqësore çështjen që lidhet me programin bërthamor iranian dhe kemi paraqitur nisma konkrete për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.”
Kështu është shprehur presidenti rus Vladimir Putin, sipas një deklarate të publikuar nga Kremlini, pas bisedave telefonike që ka zhvilluar me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Në vijim, Rusia do të vazhdojë të kontribuojë në uljen e përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga agjencia Interfax. m.p.
