I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit në lartësinë mbi 500 m është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar. Në Valbonë lartësia e borës shkon deri në 10 cm.
Mësohet se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe nuk përbejnë rrezik paso vështirësi për drejtuesit e mjeteve.
