Last Updated on 27/11/2026 by Monika
Produktet e qumështit dhe nënproduktet e tij janë ktyher në shqetësim pë banorët shqiptarë. Tjetër skandal, ku një fermer i kundërvihet AKU-së është zbardhur dhe i referohet monstrave ose kampionëve të selektuar të qumështit.
Gjatë vitit 2025, AKU, në bazë të Planit Kombëtar, ka arritur të evidentojë 12 raste në të cilat qumështi i lopës dhe i deles rezultonin me ngarkesë të lartë ilaçesh veterinare.
Kjo tregon që në tregun shqiptar vazhdohet të ketë probleme me prodhimet bujqësore e blegtorale e në veçanti me prodhimin e qumështit me përmbajtje aflatoksine, si dhe me antibiotikë brenda në përmbajtje të qumështit.
Dy kamionë me qumësht deleje dhe 10 mostra të qumështit kanë qenë me përmbajtje jashtëzakonisht të lartë të acidit salicilik, ndërsa një kampion tjetër qumështi të të imtave ka rezultuar me SEM, një lloj ilaçi semikarbazid.
Sipas ligjit shqiptar të sigurisë ushqimore, niveli i medikamenteve në qumësht duhet të jetë absolutisht 0.
Fermeri i prodhimit të qumështit është shprehur se është kujdesur totalisht për shëndetin e gjësë së gjallë, por është lënë mënjanë shëndeti i qytetarëve nga neglizhenca e inspektorëve të AKU-së, duke shigjetuar ashpër institucionin që kujdeset për mbarëvajtjen e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.
Në një rast tjetër, qumështi është identifikuar me përbërje me lëndë kancerogjene, një alarm edhe më i madh për banorët shqiptarë, të cilët po tronditen përditë me alarmet e njëpasnjëshme që po godasin sigurinë e tyre ushqimore.
“Të gjithë antibiotikët kanë një periudhë të quajtur periudha e karencës, apo e pezullimit të produktit për konsum gjatë periudhës pas përfundimit të mjekimit të kafshëve, ku ka antibiotikë që karencën e kanë nga 24 orë deri në 14 ditë në qumësht apo mish.
Ndërsa për antiparazitarët kjo kohë është edhe më e gjatë, 37-40 ditë, dhe pas aplikimit prezenca e tyre mund të gjendet në qumësht.
Normalisht që përbën rrezikshmëri. Në rastin konkret, që keni ibuprofenin, i bie që keni konsumuar një qumësht me mbetje të tilla.”, u shpreh AKU./Mxh
