Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 1 në Pogradec. Mësohet se një person ka rënë nga skela. Sipas burimeve, ky i fundit ka qenë duke punuar në një objekt si i punësuar dhe është rrëzuar nga skela.
Për sa i përket gjendjes së tij, punëtori ka marrë një dëmtim në kokë, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë, për të marrë trajtim më të specializuar, punëtori do të transportohet drejt Tiranës. Ndërkohë, Policia po kryhen veprimet hetimore lidhur me rastin./k.m
