Last Updated on 04/01/2026 by EL
Vijon fluksi i lartë i shqiptarëve që po kthehen drejt Greqisë pas festave të fundvitit. Të shumtë janë ata emigrantë të cilët po presin në tokën neutrale për të kaluar drejt doganës greke, e më pas drejt vendit fqinj, aty ku jetojnë e punojnë.
Dogana greke po punon me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala shqiptare po punon me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
Në këtë të fundit, nuk paraqiten radhë pavarësisht fluksit të lartë, pasi po punohet me kapacitetet maksimale, ndryshe nga homologët grekë.
Vetëm gjatë ditëve të para të Janarit, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë dalë më tepër se 20.000 shtetas, ndërsa fluks ka patur edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku kanë dalë rreth 8.000 shtetas./e.t
