Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga Llixhat e Bënjës në Përmet, ku kanë nisur punime të reja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se përmes këtyre punimeve do të ndryshojë jo vetëm pamja e llixhës, por edhe kushtet, të vendit me veti të rralla kurative që vizitohet edhe nga shumë turistë.
“Llixhat e Bënjës po ndryshojnë pamje e kushte, për të pritur me temena vizitorët e turistët e shumtë në natyrën e tyre magjepsëse”,-shkruan Rama./K.M
