Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financare, Mimoza Kaçi, raportoi këtë të mërkurë në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat mbi veprimtarinë vjetore të institucionit.
Në fjalën e saj, Kaçi u ndal te dinamikat e punës së AMF-së gjatë vitit 2024, teksa theksoi se prioritet ka qenë përmbushja e kapitullit të 9-të për Shërbimet financiare. Kaçi u shpreh se gjatë vitit që lamë pas, u kryen 5 inspektime tematike, si edhe u miratuan rregullore të reja.
Koçi nënvizoi se është konstatuar një rritje e tregut për pension privat dhe segmentit të obligacioneve private.
“Ka qenë një vit me dinamika të shumta. Procesi i integrimit europian dhe përmbushja e 9 kapitujve ka qenë prioritet. Në prill 2025 u hapën negociatat pjesë e së cilave është edhe kapitulli 9. Autoriteti hartoi ndryshime në ligjin për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, në përputhje me planin kombëtar të integrimit europian. Viti 2024 shënoi nisjen e mbikëqyrjes SOLUSI 2.
U zhvilluan një sërë aktivitetesh, për stafin dhe tregun e sigurimit. Janë kryer edhe trajnime lidhur me standardet fianciare të sigurimit. U miratua rregulloja e sigurisë së sipërmarrjes për zhvillimin e tregut dhe mbrojtjen e investitorëve. Gjatë vitit 2024 është kryer vlerësimi i kuadrit ligjor dhe mikroligjor për tregjet e kriptoaseteve MiCA. Aktualisht është ngritur ngrupi i punës ndërinstitucional dhe po punohet për ligjin e përfaruar me rregulloren e BE-së.
Tregu i pensionit privat ka vijuar rritjen. Krahasuar me 1 vit më parë, vlera neto e këtij tregu arriti në 8.1 miliardë lekë, 16% rritje të anëtarëve. AMF miratoi aktet nënligjore të vitit dhe filloi zbatimi i kuadrit rregullator. AMF ka kryer 5 inspektime tematike në vend gjatë vitit 2024, vihet re rritje në segmentin e obligacioneve private”,-tha Kaçi. /K.M