Elita e futbollit shqiptar, Superliga është në raundin e 14-të. Të mërkurën në mbrëmje u zhvilluan tre takime, ndërsa sot do luhen dy sfidat e tjera të mbetura. Dinamo ‘shkërmoqi’ 6-2 KF Tiranën, Partizani fitoi 1-0 kundër Bylisit, ndërsa Teuta dhe AF Elbasani u ndanë në paqe 0-0. Sot, me fillim nga ora 16:30 luhen Egnatia – Flamurtari dhe Vora – Vllaznia (në ‘Loro Boriçi’).
Në ‘Air Albania’, Dinamo luajti tenis kundër Tiranës duke e mposhtur 6-2 në derbi. 74 vite kishte Tirana që nuk pësonte gjashtë gola në derbin kundër Dinamos, që prej 1951. Bardheblutë janë në krizën më të thellë në histori, pasi kanë grumbulluar vetëm shtatë pikë.
Guindo, Qardaku dhe Bregu me dopieta, si edhe Lorenco Vila shënuan për Dinamon, ndërsa Vila humbi edhe penalltinë në fund. Te Tirana, për të lehtësuar humbjen u kujdesën Rafa Freitas dhe Etienne Tare. Gjashtë gola në një ndeshje Tirana nuk i pësonte që nga vitit 2013, në një humbje 3-6 kundër Flamurtarit. Të diel luhet derbi Tirana – Partizani.
Kur duhen ende dy takime nga fundi i raundit të 14-të, është AF Elbasani me 26 pikë që mban kreun. Nga ana tjetër Egnatia dhe Vllaznia kanë shansin që të dalin në krye pas ndeshjeve të sotme.
Superliga, raundi 14-të:
E mërkurë, 03 dhjetor 2025
16:30 Partizani 1-0 Bylis
16:30 Teuta 0-0 AF Elbasani
19:30 Dinamo 6-2 KF Tirana
E enjte, 04 dhjetor 2025
16:30 Egnatia – Flamurtari
16:30 Vora – Vllaznia/ K.M
