Last Updated on 12/09/2026 by EL
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të mëdha uji dhe probleme në qarkullim.
Situata është raportuar problematike edhe në disa akse rrugore kombëtare që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera. Në segmente të caktuara ka prani të ujërave të rrëmbyeshëm dhe inertesh të sjella nga rrjedhjet, duke rritur rrezikun për drejtuesit e automjeteve.
Autoritetet dhe strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin segmentet e rrezikuara.
