Rajoni i Lezhës është zgjuar këtë të mërkurë nga reshjet e dendura të shiut. Për shkak të kësaj situate dhe fluksit të madh të automjeteve, qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm, sidomos në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit. Në disa zona trafiku është paralizuar për disa çaste.
Në terren janë angazhuar forca të policisë rrugore, asaj të rendit dhe policisë bashkiake, të cilat janë vendosur në pika të ndryshme për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim për shkak të kushteve të vështira atmosferike./ K.M
