Thuhet se Apple këtë vit do të sjellë një nga përditësimet më të mëdha ndonjëherë në linjën e iPhone, duke prezantuar telefonin e tij të parë të palosshëm.
Edhe pse shumë media e kanë quajtur këtë pajisje “iPhone Fold”, informacione të reja tregojnë se Apple do të përdorë emrin “Ultra” për modelin e ri të iPhonet.
Sipas burimeve të afërta me kompaninë, Apple planifikon të zgjerojë linjën e tij “Ultra” me këtë model të ri kryesor që pritet të dalë në treg këtë vjeshtë. Po ashtu, ka gjasa që emërtimi “Ultra” të përdoret edhe për kompjuterët Mac.
Tashmë duket e sigurt se Apple po përgatitet të prezantojë iPhone-in e parë të palosshëm më vonë gjatë këtij viti.
Ky model nuk do të zëvendësojë versionet “Pro”, të cilat gjithashtu do të përditësohen, por do të shitet si modeli më premium në linjën e iPhone.
Ky nuk është hera e parë që përdoret emri “Ultra”. Apple e ka përdorur më parë këtë markë për produkte si Apple Watch Ultra dhe çipi M1 Ultra, ku “Ultra” nënkupton variantin më të fuqishëm dhe më të shtrenjtë në ofertë. /ET
