Last Updated on 09/07/2026 by Anisa
sh-aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, po përjeton një humbje të madhe familjare. Ai ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë aktori, duke publikuar disa fotografi krah të atit, të shoqëruara me një dedikim emocional, ku shpreh dhimbjen për humbjen dhe mirënjohjen për gjithçka që ai kishte bërë për familjen.
“Na rrite, na edukove dhe na dhe çdo gjë me shumë sakrifica. Ke qenë shoku më besnik. Që do të na përcillje kaq shpejt për ne, parajsë, nuk e kisha menduar kurrë. Do më marrë malli çdo ditë, babo! Të dua!”, shkruan Rezart Veleshnja në InstaStory.
Mesazhi i tij është shoqëruar me reagime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e tij./ad

