Këtë të mërkurë u rihap muzeu dhe vizitorët zunë radhën për të hyrë në ndërtesë për herë të parë që nga grabitja, e cila bëri bujë në mbarë botën.
Luvri, muzeu i famshëm i Parisit, ka qenë epiqendra e një vjedhjeje që bërë bujë në të gjithë botën. Bizhuteri të tilla, të datuara nga periudha e Napoleonit, janë bërë objekt i një vjedhjeje të pashembullt.
Dëmi ekonomik është i jashtëzakonshëm, vjedhja nuk ka asnjë një krahasim me dëmin historik të shkaktuar nga humbja e këtyre pasurive të çmuara, që përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Francës.
Një nga aspektet që ka shqetësuar ekspertët është se vlera e këtyre bizhuterive, për shkak të natyrës së tyre unike dhe historisë që mbajnë, mund të jetë shumë më e lartë.
Ngjarja ndodhi të dielën, ku dy hajdutë, të maskuar si punëtorë, përdorën një shkallë të montuar në kamion dhe u futën nga një dritare. Autoritetet lokale bënë me dije se grabitësve u janë dashur 7 minuta për të hyrë me forcë në galeri, për të rrëmbyer bizhuteritë dhe për t’u larguar./ K.M