Last Updated on 07/11/2026 by EL
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit.
Vetëm pak minuta më parë, protestues të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa këta të fundit u kanë bërë thirrje të mos përfshihen në akte dhune dhe të tërhiqen.
Policia ka përdorur spraj në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, ndërsa është hedhur edhe ujë në drejtim të tyre. Ndërkohë, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa më pas i kanë pozicionuar përballë forcave të policisë dhe autobotëve me ujë./ET
