Deklarata e aktorit Robert Ndrenika dhe mbështetja që ai i dha në gjyq kryebashkiakut Erion Veliaj ka ngjallur debate të forta në opinionin publik.
Duke e komentuar veprimin e aktorit në Top Story, analisti Arian Curri e cilësoi atë si aktin më dinjitoz të jetës së tij.
“Për mua Robert Ndrenika ka bërë aktin më heroik dhe dinjitar të jetës së tij. E para, ai s’ka nevojë as për mbrojtje, as për justifikim. S’e ka çarë fare kokën të merrte një mendim do vinte apo jo dhe mirë ka bërë; e dyta, i ka dhënë mbështetje edhe njerëzore edhe politike dhe ka bërë shumë mirë; e treta, shqyr që doli një Robert Ndrenika që t’iu mësojë dhe brezit më të ri të aktorëve që duhet të jenë të aktivizuar politikisht. Duhet t’i shikojnë aktorët në frontin e parë, si të gjithë artistët e tjerë dhe të jetës politike, siç është Robert de Niro kundër Trump”, tha Curri.
