Last Updated on 04/11/2026 by EL
Mesfushori spanjoll, Rodri, pritet të mungojë për rreth katër javë, pasi ka pësuar një lëndim në muskulin e pasmë të kofshës.
Futbollisti u lëndua gjatë përballjes ndaj Aston Villas, ndërsa mungesa e tij është konfirmuar për një periudhë rreth njëmujore.
Kësisoj, Rodri nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Atletico Madridit këtë fundjavë, duke mos mundur të ndihmojë skuadrën në këtë përballje të rëndësishme.
Mungesa e mesfushorit përbën një shqetësim për ekipin, i cili do të duhet të përballet me sfidat e radhës pa njërin prej lojtarëve të rëndësishëm në repartin e mesfushës./et
