Last Updated on 07/08/2026 by EL
Një 75-vjeçar ka mbetur i lënduar pas një rrëzimi aksidental në një terren të thepisur malor në zonën e Shalës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 13:30, shtetasi P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke pësuar dëmtime fizike.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./et
