Të paktën 3 persona kanë humbur jetën pasi një helikopter i medias amerikane “NBC News” u rrëzua në Los Angeles.
Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles tha se një nga personat e vrarë ka të ngjarë të ketë qenë një këmbësor që nuk ishte në helikopter, ndërsa dy viktimat e tjera ishin brenda avionit.
Gjashtë persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitale, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet./k.m
