Last Updated on 25/12/2025 by EL
Një helikopter është rrëzuar në malin Kilimanxharo në Tanzani, duke vrarë pesë persona, njoftuan autoritetet, duke shtuar se dy turistë ishin midis viktimave.
Mediat lokale raportuan se Autoriteti i Aviacionit Civil të Tanzanisë konfirmoi rrëzimin e ndodhur dje pranë kampit Barafu.
Midis viktimave ishin një udhërrëfyes, një mjek, piloti dhe dy turistë të huaj, emrat dhe kombësitë e të cilëve nuk u bënë të ditura.
Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, ndodhet gati 6,000 metra mbi nivelin e detit dhe tërheq mesatarisht 50,000 turistë çdo vit./e.t
