Ushtria rumune ka neutralizuar një dron detar që rrezikonte sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes. Objektivi u identifikua rreth 36 milje detare në lindje të Konstancës, ku ushtarët zbuluan se bëhej fjalë për një dron të tipit Sea Baby, i zhvilluar nga Ukraina.
Droni u shkatërrua me një shpërthim të kontrolluar, ndërsa autoritetet thanë se prania e tij përbënte rrezik për anijet që qarkullojnë në zonë./mxh
