Gazetari shqiptar Misha Pumo, nëpërmjet një lidhjeje nga Moska, ka folur për Euronews Albania në emisionin Balkan Talks me Franko Egro për raportet Serbi-Rusi pas zhvillimeve të fundit. Sipas gazetarit, Rusia nuk ia ka besën Vuçiçit pas lëvizjeve të fundit që ky i fundit ka bërë me Kinën.
“Më tepër i është drejtuar Europës duke i thënë se nëse nuk na merrni në gjirin tuaj, ne do shkojmë nga Kina. Aftësia e tij për t’u ulur në dy karrige, Vuçiç nuk e ka fshehur asnjëherë. Rusia nuk ka efekt debulues ndaj tij. Po të ishte Vulin, do ishte pro për të. Rusia nuk ka ndonjë interes në të, nuk heq dorë nga interesat gjeopolitike, por me Vuçiçin janë ndarë hesapet përgjithmonë. Jo vetëm Putin, por e gjithë Ministria e Jashtme i ka deklaruar që ai është një kufomë politike për Rusinë. Këto furnizime të Serbisë kanë qenë një thikë ndaj ushtarëve rusë”, tha Pumo.
