Rusia ka shpallur Fondacionin për të Drejtat e Njeriut me seli në Nju Jork si një “organizatë të padëshirueshme”. Ky foncadion është i kryesuar nga Yulia Navalnaya, e veja e disidentit të ndjerë rus Alexei Navalny.
Etiketimi “e padëshirueshme” përdoret nga autoritetet ruse për të ndaluar aktivitetet e organizatave që ato i konsiderojnë si kërcënim për shtetin dhe do të thotë se çdo rus që bashkëpunon me to ose ndan përmbajtjen e tyre mund të përballet me ndjekje penale.
Në njoftimin e saj, zyra e prokurorit rus vuri në dukje se HRF e kishte përcaktuar Rusinë si një “regjim plotësisht autoritar” në projektin e saj “Gjurmuesi i Tiranisë”.
Më tej theksohej se HRF ishte e angazhuar në diskreditimin e forcave të armatosura ruse si dhe në promovimin e sanksioneve anti-ruse dhe mbështetjen e organizatave të tjera të padëshirueshme.
Që nga viti 2015, Rusia ka vendosur qindra organizata në listën e saj “të padëshiruara”, duke përfshirë grupe të të drejtave të njeriut si Amnesty International, media ruse dhe perëndimore, si dhe universitete duke përfshirë Yale dhe Stanford./kb
