Last Updated on 13/10/2025 by EL
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka zbuluar një detaj interesant nga prapaskenat e fitores historike kundër Serbisë në Leskovac.
Gjatë konferencës për shtyp në prag të miqësores së nesërme ndaj Jordanisë në “Air Albania”, braziliani tregoi se ka marrë një urim të veçantë nga trajneri i njohur italian, Roberto Mancini.
Urimi më i bukur? Shumë komplimente dhe urime. Të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më ka shkruar bravo Silvio ke bërë shumë mirë, por sigurisht të gjitha mesazhet janë të rëndësishme.
Sa e ndjeni veten shqiptar dhe a keni mesazh për tifozët? Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7. Pas kësaj fitore, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll. Ndihem 8 e gjysmë shqiptar. Jam relativisht inteligjent. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë. Mesazh për 24 lojtarët, që mund të jetë secili në fushë apo pankinë. Unë nuk besoj në miqësore, mendoj për hapin tjetër që është i rëndësishëm dhe vjen në nëntor. Përsa i përket tifozëve, ta mbështesin Kombëtaren sepse lufton me zemër, gjak dhe shpirt. Mund të humbasësh, por asnjëherë nuk i ka munguar gjaku, shpirti dhe zemra. E dimë që nuk ka rrugë tjetër, përveçse të ecim përpara. Kërkojmë suportin e tifozëve./e.t
