Sabrina Carpenter është nisur drejt botës së çudirave. Këngëtarja do të jetë protagoniste dhe producente në një film të bazuar në historinë e famshme të Lewis Carroll, “Liza në botën e çudirave”, ku edhe do të këndojë.
Ky do të jetë filmi i parë i madh për të. Ky musical është prodhim i Universal Pictures dhe Lorene Scafaria do të jetë skenariste e regjisore.
Të njëjtat role Scafaria i ka pasur edhe në filmat “Hustlers” me Jennifer Lopez dhe “Seeking a Friend for the End of the World.” Ajo shkroi edhe “Nick & Norah’s Infinite Playlist.”
Sabrina sapo ka publikuar albumin e saj të shtatë, “Man’s Best Friend”, i cili i siguroi gjashtë nominime në Grammy. Ajo ndodhet në turneun “Short n’ Sweet”.
Këngëtarja ka aktruar edhe më parë në serialin “Girl Meets World” dhe filmat “The Hate U Give” dhe “Emergency.”
Deri më tani nuk ka ende asnjë detaj për datën e publikimit të filmit apo ngjarjet që pritet të përfshijë./K.M
Visited 4 times, 4 visit(s) today