Last Updated on 06/01/2026 by Monika
Është publikuar fotoja familjare e liderëve që kanë marrë pjesë në samitin e Koalicionit të të Vullnetshmëve për Ukrainën në Paris. Kryeministri Edi Rama ndodhet po ashtu në Paris, bashkë me 25 liderë të tjerë ndërkombëtarë.
Ndërkohë të pranishëm janë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dërguari i posaçëm i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Ëitkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner.
Në një draft-deklaratë të publikuar para nisjes së samitit thuhet se angazhimet ndaj Ukrainës mund të përfshijnë përdorimin e kapaciteteve ushtarake, mbështetjes së inteligjencës dhe logjistikës, iniciativave diplomatike, si dhe miratimin e sanksioneve shtesë.
Takimi synon të finalizojë sa më shumë kontribute të jetë e mundur për garancitë e ardhshme të sigurisë në mënyrë që të sigurojë Kievin në rast të një armëpushimi me Rusinë. Në draft theksohet po ashtu progresi i bërë në javët e fundit në bisedimet mbi garancitë e sigurisë, megjithëse Moska nuk ka dhënë asnjë shenjë publike se do të pranonte marrëveshje të tilla./mxh
