Sydney Sweeney dhe marka e saj e të brendshmeve, SYRN, kanë rikthyer vëmendjen me një fushatë të re provokuese, vetëm pak javë pas fotosesionit të aktores që shkaktoi reagime të shumta.
Këtë herë, marka ka zgjedhur një slogan që tërhoqi menjëherë vëmendjen: “Send Nudes”.
Në një prej postimeve promocionale, SYRN i drejtohet ndjekësve me mesazhin: “Syd’s entering the chat…”, duke i ftuar ata të dërgojnë “SENDNUDES” në një numër të caktuar për të mësuar më shumë rreth koleksionit të ri.
Por bëhet fjalë për një lojë fjalësh. “Nudes” nuk i referohet fotove nudo, por koleksionit të ri të të brendshmeve në tonalitete nude.
“Send Nudes”! Marka e Sydney Sweeney provokon sërish, pak
Marka ka prezantuar “Send Nudes Smooth Cup Bra”, së bashku me mbathjet përkatëse, duke e përshkruar koleksionin si të tillë që të jep ndjesinë e të qenit nudo, por me më shumë rehati.
Fushata vjen vetëm pak kohë pasi Sydney Sweeney u përfshi në një tjetër reklamë të guximshme, ku pozoi pa rroba me elementë të ndryshëm të sportit. Fotot shkaktuan reagime të forta në rrjetet sociale, ndërsa disa sportiste profesioniste kritikuan mënyrën se si u përdorën elementët e sportit në reklamë.
Pavarësisht debateve, Sweeney duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo qasje. Që prej lançimit të SYRN, aktorja ka qenë vetë protagoniste e fushatave të markës, duke e kthyer imazhin e saj në një prej elementëve kryesorë të komunikimit të kompanisë.
Sydney Sweeney u bë e njohur ndërkombëtarisht për rolin e saj si Cassie në “Euphoria”, ndërsa më pas u shfaq në filma si “Anyone But You” dhe “The Housemaid”.
Ndërkohë, me fushatën e re “Send Nudes”, SYRN po luan sërish me kufirin mes provokimit dhe marketingut, duke përdorur një frazë që tërheq menjëherë vëmendjen, por që në këtë rast i referohet koleksionit të ri të të brendshmeve./mxh
