Last Updated on 07/11/2025 by Kesjana
Në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, Serbia shënon plot 20 vite pjesëmarrje të pandërprerë. Këtë vit, 13 kompani serbe nga fusha të ndryshme, që nga përpunimi i metaleve, ndërtimi, energjia dhe industria ushqimore, janë bërë pjesë e panairit, me synimin për të forcuar urat e bashkëpunimit me bizneset shqiptare.Kryetari i Dhomës Tregtare të Serbisë, Aleksandar Radovanoçiç, e cilëson pjesëmarrjen në panair si një mundësi reale për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. “Është kënaqësi të vij çdo vit në kryeqytetin tuaj të bukur, në Tiranë. Kjo është hera e 20-të që marrim pjesë në panair, dhe si gjithmonë, interesi i kompanive serbe është i lartë.Këtë vit kemi 13 kompani nga fusha të ndryshme, nga metali, ushqimet, energjia deri tek ndërtimi, një sektor shumë i zhvilluar edhe në Shqipëri,” u shpreh ai.Sipas Radovanoçiç, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve po njeh rritje të qëndrueshme, me një nivel importesh që arrin në rreth 120 milionë euro në vit. “Janë më shumë se 1250 kompani serbe që bashkëpunojnë me Shqipërinë dhe ne gjithmonë kemi dëshirë të zgjerojmë këtë partneritet,” shton ai. “Windows into the Future” – një hapësirë për vizionin “Shqipëria 2030”Panairi Ndërkombëtar i Tiranës (TIF 2025), që mbahet nga 5–8 nëntor në Pallatin e Kongreseve, vjen këtë vit me moton “Windows into the Future”, duke re;ektuar vizionin e zhvillimit strategjik të vendit drejt vitit 2030. Edicioni i 31-të i Klik Ekspo Group sjell bashkë 250 kompani vendase dhe ndërkombëtare, që prezantojnë produktet, inovacionet dhe teknologjitë më të fundit në një ekspozitë katër-ditore.Në qendër të panairit qëndron koncepti i “dritareve drejt së ardhmes” – një hapësirë ku vizitorët mund të përjetojnë përmes projektimeve 3D dhe eksperiencave multisensoriale, projektet që po transformojnë Shqipërinë në dekadën e ardhshme.Panelet dhe temat kyçe të TIF 2025Në kuadër të panairit, do të zhvillohen 11 panele diskutimi, që do të trajtojnë temat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit, si:-Turizmi dhe projektet infrastrukturore-Energjia dhe ndërtimi i qëndrueshëm- Siguria ushqimore dhe tregjet
– Transformimi digjital dhe siguria kibernetikeNjë hapësirë e veçantë do t’i dedikohet kulturës dhe artit, me dy panele të fokusuara në zhvillimin e kinematogra=së dhe Teatrit të Operës dhe Baletit, deri në vitin 2030.Me këtë frymë bashkëpunimi dhe vizioni për të ardhmen, Klik Ekspo Group vijon të mbetet platforma kryesore ku takohen inovacioni, biznesi dhe zhvillimi ekonomik i rajonit./kb
